Gruaja e Oliver Ivanoviq, punësohet në kabinetin e kryeministres serbe

Evropë

Gruaja e Oliver Ivanoviq, punësohet në kabinetin e kryeministres serbe

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:58
Oliver dhe Milena Ivanoviq

Milena Ivanoviq, apo e njohur ndryshe si bashkëshortja e liderit serb në Kosovë tashmë i ndjerë, Oliver Ivanoviq është punësuar në Qeverinë e Serbisë, saktësisht në kabinetin e Ana Brnabiq.

Ajo është punësuar në kabinetin e Brnabiq dy javë më parë.

“Milena filloi punën më 11 qershor. Do të jetë në ekipin e kryeministres Brnabiq,  do të merret me Kulturën dhe Industrinë Krijuese”, thuhet në raportimin e mediave serbe.

Ndryshe Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti para banesës së tij në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat