Zgjedhjet në Turqi: Erdogan përballet me sfida teksa vendi voton

Evropë

Zgjedhjet në Turqi: Erdogan përballet me sfida teksa vendi voton

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 14:36
Rexhep Tajip Erdogan ka votuar në shkollën e mesme “Saffet Çebi” në Üsküdar, në qytetin e Stambollit.

Këtë të diele qytetarët në Turqi po shkojnë drejt kutive të votimit më zgjedhjet që paraqesin kërcënimin më të madh për presidentin Recep Tayyip Erdogan, në 15 vitet e udhëheqjes së tij.

Rreth 59 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, mirëpo, pavarësisht se kush fiton, shtetit do të përballet me ndryshime të mëdha, raporton BBC.

Erdogan ka dominuar politikën turke që nga viti 2003, kur u zgjodh kryeministër dhe filloi ndryshime në vend. Ai sfidoi sekularizimin e vendit, duke sjell politika islame konservatore në sferën dhe institucionet publike. Vitin e kaluar, Erdogan fitoi një referendum që i mundëson atij shndërrimin e parlamentarizmit në një sistem ku fuqia kryesore i takon presidentit.

Image

Erdogan është shprehur se këto zgjedhje kanë një veçori tjetër dhe se aktualisht Turqia bashkë me këto zgjedhje po kryen një revolucion demokratik.

"Pjesëmarrja duket e mirë, edhe informacionet që kam marrë nga gjithë Turqia e tregojnë këtë. Teksa në zgjedhjet e kryer në botë pjesëmarrja është tek 30 përqindëshi, Turqia i ka tejkaluar këto. Pjesëmarrja në 85 për qind në zgjedhjet e fundit tregon përparimin e demokracisë, nivelin e pjekurisë demokratike në Turqi", tha ai. /KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat