Diplomati i Vatikanit dënohet për pornografi të fëmijëve

Evropë

Diplomati i Vatikanit dënohet për pornografi të fëmijëve

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 09:27
Carlo Alberto Capella

Një ish-diplomat i Vatikanit është dënuar me pesë nën akuzat për pornografi të fëmijëve

Carlo Alberto Capella është shpallur fajtor nga gjykata e Vatikanit, që ka gjetur mijëra fotografi dhe video pornografike në telefonin e tij.  Ai është shprehur se ka kaluar një krizë personale gjersa po punonte në ambasadën në Amerikë.

Ky rast është i fundit në vazhdën e abuzimeve seksuale që goditën Kishën Katolike, raporton BBC.

Në maj, Australia dënoi kryepeshkopin Philip Wilson, për shkak të abuzimeve seksuale me fëmijë në vitin 1970.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat