Macron: Emigrantët të vendosen në qendra të mbyllura

Evropë

Macron: Emigrantët të vendosen në qendra të mbyllura

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 20:00
Presidenti francez, Emanuel Macron

Presidenti francez, Emanuel Macron tha sot se Franca dhe Spanja dëshirojnë që emigrantët që vijnë në Evropë të strehohen shpejt në "qendra të mbyllura", në mënyrë që autoritetet të vendosin nëse kanë të drejtë të kërkojnë azil.

"Ne propozojmë qendrat e ndalimit në vendin më të afërt dhe më të sigurt, që lidhet me burimin e hyrjes së refugjatëve", tha Macron pas takimit të parë me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez dhe përpara takimit joformal të vendeve të BE-së që mbahet nesër për emigrimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat