Lojërat e Kadyrovit

Evropë

Lojërat e Kadyrovit

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:12
Kadyrovit i pëlqen të dalë në publik me yjet ndërkombëtare. Atij i pëlqen po ashtu të prezantohet si sportist i madh.

Futbolli dhe politika? Ato janë të pandara kur bëhet fjalë për KB të Futbollit. Kush shtron pyetjen nëse është e drejtë të organizosh një kampionat botëror në Rusi, duhet të hedhë një sy mbi Ramsan Kadyrovin.

Grozny është zbukuruar me miliardat e ardhura nga Moska. I dalë nga rrënojat dhe hiri. Trupat ruse e patën rrafshuar qytetin në dy luftërat shkatërrimtare. Aty ku më parë ndodheshin binarët e shtëpive të shkatërruara, janë ngritur sot gradaçela dhe hotele me pesë yje. Gradaçela si në Abu Dhabi ose Dubai. Këtu të duket vetja si në botën arabe.

Qyteti nuk është vend për ndeshjet e Kampionatit Botëror, por kryetari i Republikës Ramsam Kadyrov, e futi qytetin në lojë. Ai ftoi ekipin egjiptian, që të vendosej në kuartierin e Kaukazit Verior. Një vendim që është kritikuar nga e gjithë bota.

Kritika që nuk i bëjnë përshtypje Kadyrovit. Kryetari i Republikës i famshëm për sundimin e tij feston me sportistin yll të Egjiptit – Mohamad Salah. Një prezantim që ai nuk mund t' ia refuzojë kryetarit të shtetit çeçen.

Kadyrovit i pëlqen të dalë në publik me yjet ndërkombëtare. Atij i pëlqen po ashtu të prezantohet si sportist i madh.

Për çeçenin 30 vjeçar, Nurid dhe grupin e tij të tifozëve, Salahu, sulmues në Klubin e FC Liverpool-it është një farë zoti (gjysmë-zot).  "Lojtarin e tyre të preferuar ata e kanë parë deri tani vetëm në televizion. Këtë takim ata nuk do ta harrojnë gjithë jetën,” thotë Nourid Kaimov.

Sporti është shumë i preferuar në rajonet e krizës, si ai që qeveris me dorë të hekurt Kadyrow-i. Për çeçenët rruga e vetme për të ndryshuar statusin dhe për t' u larguar nga vendi.

"Ne jemi shumë të lumtur që lojtarë të ekipit egjiptian kanë ardhur si miq tek ne. Ata janë vëllezërit tanë dhe mbase Mohammed Salah do të shpallet lojtari më i mirë i kampionatit. Një sukses i madh për ne”, thotë Nourid Kaimov.

Organizata ruse për të drejtat e njeriut kritikon ekipin egjiptian dhe FIFA-n. Si mund të vendosin ata kampin e trajnimit në një vend që është i njohur për arrestuimin, torturimin dhe vrasjen e kritikëve të regjimit dhe të homoseksuelëve.

Image

Në muajin janar, Oyub Titijew, personi i fundit që guxonte të kërkonte respektimin e të drejtave të njeriut në Çeçeni, u arrestua. Ai, dikur mësues, u kap me drogë që ia kishin futur vetë. Ai rrezikon tani të dënohet me dhjetë vjet dënim në kolonitë e burgimit në Çeçeni.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Ruslan Kutajevit. Kur ndodhej në një konferencë në Çeçeni për t' i kthyer përgjigje pyetjes pse kaq shumë çeçenë largohen nga vendi, ai u rrëmbye dhe iu fut fshehurazi drogë. Mbas katër vjet koloni burgimi ai tani do të lirohet.

”Të gjithë e dinë që në Çeçeni në çdo kohë mund të vijnë të huaj para derës së shtëpisë dhe të të futen brenda. Ata mund të bëjnë me ty çfarë të duan dhe ti je i pafuqishëm. Njerëzit duan vetëm të jetojnë në qetësi. Ata nuk duan të zhyten në këtë lluks të ri. Ata nuk duan fshatra të Potjomkinit, që janë vetëm fasada,” thotë Ruslan Kutayev.

Por Kadyrov nuk josh vetëm lojtarët të vijnë në vendin e tij nga bota arabe, por edhe kapital. Kështu ai siguron ndikimin e Putinit në Lindjen e Mesme.

Kryesisht Emiratet e Bashkuara Arabe investojnë në republikën myslimane të kaukazit dhe kanë financuar këtë hotel nobel. Gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit këtu qëndron ekipi egjiptian i futbollit.

Menaxheri i ekipit ka lindur në Çepeni dhe është rritur në Siri. Ndikimi i botës arabe është në rritje në Çeçeni.

"Hoteli është inspiruar nga kultura e Emirateve të Bashkuara Arabe. Qëllimi ishte  të transferohej një pjesë e kësaj kulture në Grozni”, thotë Taj Eddin Sultan, menaxher i hotelit.

 Dhe kjo është duke u bërë gjithnjë e më e rëndësishme në Rusi. Putini përdor Kadyrow-in, për të ngritur ndikimin e tij në Lindjen e Mesme dhe për të vënë në jetë interesat përballë perëndimit.

Alexej Malaschenko, është studiues i islamit në Institutin për dialogun midis Kulturave. "Për Putinin, Ramsani është një lloj ure midis Rusisë dhe botës mylsimane. Një urë që lëkundet, megjithatë Ramsan takohet gjithnjë me njerez te rendesishem. Ai shkon në botën arabe, prezantohet aty dhe përkrah politikën e Rusisë në Siri,” thotë ai.

Prandaj Putini e lë presidentin çeçen në pushtet. Për përmirësimin e të drejtave të njeriut as që nuk mund të mendohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat