Francë – Në ankand një kapelë e Napoleonit, ishte gjetur në Vaterlo

Evropë

Francë – Në ankand një kapelë e Napoleonit, ishte gjetur në Vaterlo

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 23:26
Francë – Në ankand një kapelë e Napoleonit, ishte gjetur në Vaterlo

Kjo kapelë leshi, e quajtur “kashmiri i zi”, u gjet nga një komandant holandez pas Betejës të Vaterlosë (Belgjikë) dhe arratisjes së perandorit të francezëve…

A do të konfirmohet mania e koleksionistëve të objekteve të Napoleonit?

Një kapelë që i përkiste Napoleonit, e gjetur në fushëbetejën e Vaterlosë, doli në ankand në Francë.

Në vitin 2014, një kapelë e ngjashme arriti vlerën e gati 2 millionë eurove kur u ble nga një shtetas koreanojugor.

Në 15 vite sundim (1769-1821), Napoleoni ka përdorur rreth 120 kapela, 20 prej të cilave janë të identifikuara saktësisht, përfshirë edhe këtë të fundit.

Duhet që kapela të korrespondojë në aspektin e datave, formës dhe rrethit të kokës.

Por, si gjithnjë në kujtimet historike, ka një pjesë ëndrrimesh dhe dyshimesh.

Kjo kapelë leshi, e quajtur “kashmiri i zi”, u gjet nga një komandant holandez pas Betejës të Vaterlosë (Belgjikë) dhe arratisjes së perandorit të francezëve.

Sipas komisionerit vlerësues, kjo kapelë vlen 30-40 mijë euro dhe nuk pritet të arrijë rekordin e arritur nga një kapelë tjetër, në vitin 2014, pasi është në një gjendje më pak të mirë.

Në vitin 2014, mbreti i industrisë koreanojugore të mishit të pulës, Kim Hong-Kuk, president dhe themelues i gjigantit agro-ushqimor “Harim”, pagoi 1,8 millionë euro, një shumë pesë herë më e lartë sesa ajo bazë, për të blerë këtë kapelë që vinte nga një koleksion i Mbretit të Monakos, Luis II (1870-1949).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat