Udhëheqësit BE-së të vendosur për të reduktuar migracionin

Evropë

Udhëheqësit BE-së të vendosur për të reduktuar migracionin

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Krerët e vendeve të BE-së do të takohen, për të biseduar në lidhje me gjetjen e mundësive për të reduktuar migracionin drejtë vendeve të tyre.

Takimi i jashtëzakonshëm i vendeve të BE-së, synon gjetjen e një zgjidhjeje evropiane për çështjen e refugjatëve dhe do të mbahet të dielën në Bruksel.

Këtë javë janë takuar në Berlin presidenti i Francës dhe kancelarja gjermane, ku janë pajtuar për gjetjen e një zgjidhje evropiane për këtë çështje.

Austria ka propozuar që të ndërtohen kampe për refugjatë në vendet ballkanike, të ngjashme me ato në Turqi.

Ndërsa qeveria e re italiane nuk ka lejuar që një anije me mbi 600 emigrantë, të hyjë në territorin e saj.

Presidenti i SHBA-ve, e ka paralajmëruar Gjermaninë, se për shkak të pranimit të madh të emigrantëve, në këtë vend janë rritur sulmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat