Numri i sulmeve xhihadiste u dyfishua në vitin 2017 në Evropë

Evropë

Numri i sulmeve xhihadiste u dyfishua në vitin 2017 në Evropë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Numri i sulmeve xhihadiste u dyfishua në Evropë në vitin 2017, deklaroi sot agjencia e policisë Europol, duke paralajmëruar për ndjeshmërinë e rrezikut për akte më pak të sofistikuara që janë marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik.

“Vitin e kaluar, 33 sulme terroriste u regjistruan nga Europol. Në mesin e këtyre sulmeve të kryera, të dështuara apo të pasuksesshme në territorin evropian, 10 çuan në vdekjen e 62 personave”, njoftoi agjencia evropiane e policisë në një raport vjetor, shkruan ATSH.

13 sulme u sinjalizuan në vitin 2016 dhe dhjetë në mesin e tyre ishin tragjikë, ku mbetën të vrarë 135 persona.

“Numri i akteve terroriste xhihadiste u rrit në vitin 2017, por paralelisht edhe niveli i tyre i përgatitjes dhe ekzekutimit të sulmeve është bërë më pak i sofistikuar”, theksoi Europol në raportin “Situata dhe tendencat e terrorizmit”. Agjencia evropiane e policisë i referohet akteve terroriste të kryera nga individë të cilët marrin përpara turmën me ndihmën e një automjeti apo duke qëlluar me armë të ftohta kalimtarët, si rasti në Londër në vitin 2017 ku dy sulme të kësaj natyre vranë 13 persona dhe plagosën 98 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat