Emmanuel Macron i thotë të miturit ta quaj “z. President”

Evropë

Emmanuel Macron i thotë të miturit ta quaj “z. President”

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 18:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Emamanuel Macron takoi disa të rinj në Paris, kur njëri prej tyre i tha diçka që atij nuk i pëlqeu.

Presidenti Francez duket se nuk e ka në qejf kur njerëzit ta thërrasin me pseudonimin që djaloshi  kishte gjetur për të. Ai iu drejtua me “Manu”, e kjo e pengoi presidentin.

“Si pos shkon Manu?”, e pyeti djaloshi.

“Nuk mund ta bësh këtë”, ia ktheu Macron.

“Më fal z. President”, iu kthye ai me ironi. E kjo ë bëri nervoz Macronin , i cili pati edhe ca ligjërata morali për djaloshin.

“Je në një ceremoni shtetërore dhe duhet të sillesh mirë. Mund të luash budallain por sot është dita e Marseilliase …Ditën kur do ta nisësh revolucionin nisu me studimin dhe përfundojë diplomimin e pastaj mund të u japësh mësim të tjerëve”, ka thënë Macron djaloshit në turmën e të rinjve që po përshëndeste.

Kjo sjellje e presidentit francez sigurisht ka zgjuar interesimin e mediave botërore të cilat raportojnë për sjelljen e presidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat