“Mos më thërrit Manu, por zoti President”

Evropë

“Mos më thërrit Manu, por zoti President”

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 09:20
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron po takonte disa të rinj në Paris kur njëri prej tyre iu drejtua në një mënyrë që kreut të shtetit nuk i pëlqeu aspak.

Studenti u tregua më shumë miqësor seç duhej me Macronin, duke i thërritur “Manu”.

“Ç’ kemi Manu?” ishte fraza me të cilën ju drejtua adoleshenti Macronit.

Presidenti nuk e anashkaloi këtë episod, por e qortoi të riun: “Jo, jo, nuk mund të flasësh kështu. Unë jam zoti President. Këtu je në një ceremoni zyrtare dhe duhet të sillesh mirë. Mund të bësh si budalla sa të duash, por sot kemi Marsejezën, Këngën e Partizanëve, kështu që më thirr “Zoti President” ose “Zotëri”. Dakord? Kështu pra. Ndiq radhën e gjërave. Nëse kërkon të nisësh një revolucion, duhet të studiosh në fillim që të marrësh diplomë dhe të jesh në gjendje të ushqehesh vetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat