Marsh i barazisë në Kiev të Ukrainës

Evropë

Marsh i barazisë në Kiev të Ukrainës

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 09:54
Kiev

Mbrojtësit e të drejtave të komunitetit LGBTI, po mbledhen në qendër të Ukrainës në Kiev, për të organizuar marshin e krenarisë, në mes të forcave të shumta të sigurisë.

Organizatorët presin rreth 5,000 pjesëmarrës në marshin që do të zgjas rreth një orë.

Rrugët u mbyllën për veturat në qendër të qytetit, ndërsa janë angazhuarrreth 5,000 forca policore për të mbajtur rendin.

Organizatorët, të cilët kanë pranuar kërcënime nga grupe të krahut të djathtë, këshilluan pjesëmarrësit të mos mbajnë banerë apo mbishkrime të këtij komuniteti, pa arritur në vendin ku mbahet ngjarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat