Qeveria greke i mbijeton mocionit

Evropë

Qeveria greke i mbijeton mocionit

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 08:28
Greqi

Parlamenti grek hodhi poshtë mocionin e mosbesimit të paraqitur nga opozita konservatore ndaj qeverisë së Kryeministrit Alexis Tsipras. 153 deputetë votuan kundër, ndërsa 128 ishin pro.

Votimi u parapri nga një debat i ashpër mes Kryeministrit Tsipras dhe liderit të opozitës Kyriakos Mitsotakis. Krerët e opozitës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias deklaroi se vendi është i ndarë në dy kampe: ata që duan një zgjidhje dhe ata që kanë krijuar të gjitha problemet. Më herët jashtë parlamentit pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të Agimit të Artë.

Deputeti i ekstremit të djathtë, i cili një ditë më parë bëri thirrje për grusht shteti, është shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat