Shpëtoi fëmijën, “Spiderman-i” hero tregon për jetën: Brenda natës më ndryshoi gjithçka

Evropë

Shpëtoi fëmijën, “Spiderman-i” hero tregon për jetën: Brenda natës më ndryshoi gjithçka

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 12:50
Mamadou Gassam zbulon se jeta e tij ka ndryshuar tërësisht prej atij momenti.

Presidenti Emanuel Macron e priti Gassam në Pallatin Elize, ku personalisht e falënderoi atë për një akt heroik dhe i dha atij shtetësi e një punë te zjarrfikësit e Parisit.

Në intervistën e tij të parë për një media, Mamadou Gassam zbulon se jeta e tij ka ndryshuar tërësisht prej atij momenti. 

Gassam thotë se kultura dhe morali i tij afrikan dhe edukimi si një musliman nga familja, janë shpjeguesit e tij akti të frikshëm e kurajoz, shprehur në gatishmërinë për të sakrifikuar pa hezitim në shpëtimin e një jete njerëzore, aq më tepër fëmijë.

Ai thotë se varfëria në vendin e tij e ka larguar për të ndërtuar një jetë të denjë për veten dhe familjen e tij.

"Jo vetëm që jeta ime u ndryshua, por u kthye me kokë poshtë! Së pari, kam jetuar një jetë shumë të thjeshtë në qendrën e refugjatëve në Paris, dhe pastaj gjithçka ndryshoi papritur.

Falë Zotit, në këtë muaj të shenjtë nisi dhe jeta ime e re që kurrë nuk e kam ëndërruar para se të shpëtoja atë fëmijë.

Statusi im ligjor është zgjidhur dhe unë nuk jam më një emigrant që mund të deportohet nga shteti në çdo kohë. Gjithashtu, javën e kaluar u bëra pjesë e Qendrës së Trajnimit në Luftën kundër Zjarrit në Paris.

Gjëja tjetër: brenda natës u bëra një personalitet i famshëm në Francë dhe në botë. Unë vazhdoj të marr komplimenta të përditshme nga personalitete nga jeta politike, sportive dhe kulturore nga e gjithë bota, dhe dhjetëra media të botës dëshirojnë të kenë një intervistë me mua"., ka rrëfyer ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat