Vjen paqja mes Italisë e Francës

Evropë

Vjen paqja mes Italisë e Francës

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 08:39
Giuseppe Conte dhe Emmanuel Macron

Duket se ka marrë fund tensioni politik i ditëve të fundit mes Italisë e Francës për shkak të vendimit të marrë nga Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini për mbylljen e porteve italiane ndaj emigrantëve që çdo ditë kapërcejnë Mesdheun.

Kryeministri italian Giuseppe Conte është takuar në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Në qendër të këtij takimi pune është tema e përballimit të krizës së emigrantëve dhe rishikimi i reformës së Traktatit të Dublinit.

Burime nga kryeministria italiane informojnë se Kryeminstri Conte do t’i propozoj Presidentit Macron ngritjen e qendrave hotpot për emigrantët në vendet e tyre të origjinës, fakt që do të ndihmoj në mbylljen e rrugës së Mesdheut, e në sigurinë e jetës së emigrantëve.

Qendrat e emigrantëve do të propozohen të ngrihen jo vetëm në Libi por dhe në vendet afrikane sahariane siç është Niger.

Reforma e Traktatit të Dublinit, mjaft e kërkuar nga qeveria italiane është një tjetër temë kyçe e këtij takimi,

Pasdite pritet një konferencë shtypi e dy krerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat