Rusi: Lirohet nga burgu udhëheqësi i opozitës

Evropë

Rusi: Lirohet nga burgu udhëheqësi i opozitës

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 17:54
Alexei Navalny

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, u lirua të enjten pas kryerjes së një dënimi 30-ditor lidhur me rolin e tij në organizimin e protestave masive muajin e kaluar, kundër Presidentit Vladimir Putin.

"Jam sërisht me ju, pas një udhëtimi për biznes 30-ditor. Jam shumë i lumtur që jam i lirë", - shkruante ai në një postim në Twitter.

Alexei Navalny dhe qindra mbështetës të tij u ndaluan gjatë demonstratave të muajit maj në Moskë dhe në dhjetra qytete të tjera, në prag të inaugurimit të presidentit Putin për një mandat tjetër presidencial gjashtëvjeçar. Ai u akuzua për nxitje të një tubimi të paautorizuar dhe një gjykatë e Moskës urdhëroi burgosjen e tij.

Alexei Navalny, i cili ka organizuar protesta masive në rrugë edhe gjatë rizgjedhjes së Putinit në vitin 2012, u ndalua të kandidojë në zgjedhjet e marsit, për shkak të një dënimi për krime financiare, akuza që ai pretendon se ishin të fabrikuara.

Navalny ka kryer disa javë burg gjatë viteve të fundit për organizimin e protestave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat