Mbi 900 migrantë u zbarkuan në bregdetin Sicilian - Bota Sot
Mbi 900 migrantë u zbarkuan në bregdetin Sicilian

Evropë

E shtunë, 18 gusht 2018

Mbi 900 migrantë u zbarkuan në bregdetin Sicilian

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 20:48
Ilustrim

Më shumë se 900 migrantë që ndodheshin në bordin e një anijeje të rojave bregdetare italiane zbarkuan sot në portin siçilian të Katanias.

Këto zbarkime ndodhën pas nisjes drejt Spanjës të anijet humanitare “Aquarius”, e OJQ-së franceze “SOS Mediterrane”, që kishte mbetur me 629 migrantë në bord në pritje për më shumë se 72 orë, pasi Italia dhe Spanja refuzuan të hapnin portet e tyre.

“Pjesa më e madhe e 900 migrantëve që zbarkuan në Katania ishin nga Eritreja. Anija transportonte gjithashtu rreth 200 minorenë, me të cilëve më i vogli një bebe tremuajshe”, theksoi OJQ-ja “Save the Children”.

“Rreth 800 prej këtyre migrantëve do të transferohen në rajonet e tjera italiane”, theksoi prefektura e policisë lokale, raportojnë mediat botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test