Pallati Elysee: Kryeministri italian nuk kërkoi falje

Evropë

Pallati Elysee: Kryeministri italian nuk kërkoi falje

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 19:07
Ilustrim

Pallati Elysee njoftoi sot se kryeministri italian nuk i kërkoi falje Francës, pas kritikave që i ka bërë ditë më parë për emigrantët.

"Tani për tani nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga kryeministri italian për kërkim falje, as për anulimin e mundshëm të vizitës së tij", tha një zyrtar i presidencës franceze.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka theksuar se Italia nuk do të pranojë mësime “hipokrite” nga vendet që emigrantëve gjithmonë ua kanë kthyer shpinën. Ai si vend “hipokrit” i është referuar Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat