BE propozon fond 13 miliardë euro për mbrojtje dhe siguri

Evropë

BE propozon fond 13 miliardë euro për mbrojtje dhe siguri

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 16:13
Ilustrim

Komisioni Evropian ka propozuar sot një fond prej 13 miliardë euro për mbrojtjen dhe sigurinë, për herë të parë, për të ndihmuar në forcimin e ushtrive që mbështeten shumë në SHBA.

Qëllimi i fondit për periudhën 2021-2027 është të mbështesë përpjekjet e BE-së për të integruar ushtritë, plane këto të bllokuara që një kohë të gjatë nga Britania e Madhe, për shkak të frikës nga themelimi i një ushtrie të BE-së dhe që të mbrohet nga ekstremistët islamikë dhe Rusia, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat