Conte: Nuk pranojmë mësime hipokrite nga Franca - Bota Sot
Conte: Nuk pranojmë mësime hipokrite nga Franca

Evropë

E enjte, 21 qershor 2018

Conte: Nuk pranojmë mësime hipokrite nga Franca

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 22:11
Giuseppe Conte

Italia nuk do të pranojë mësimet "hipokrite" nga vendet që emigrantëve gjithmonë ua kanë kthyer shpinën, tha kryeministri italian Giuseppe Conte, duke iu përgjigjur kritikave të Francës për një anije me 629 emigrantë.

"Deklaratat që kanë të bëjnë me anijet që vijnë nga Franca janë të habitshme dhe tregojnë një mungesë të konsiderueshme të njohurive se çfarë po ndodh aktualisht. Italia nuk mund të pranojë mësime hipokrite nga vendet që gjithmonë kanë preferuar t'i kthejnë shpinën imigracionit", njofton kabineti i Contes.

Një anije për disa ditë ka mbetur në det të hapur, pasi Italia dhe Malta nuk kanë pranuar që anija të hyjë në territorin e tyre, derisa Spanja ka njoftuar se do t’i pranojë emigrantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test