Rusia: Sanksionet amerikane do të jenë të "pafrytshme" - Bota Sot
Rusia: Sanksionet amerikane do të jenë të "pafrytshme"

Evropë

E premte, 17 gusht 2018

Rusia: Sanksionet amerikane do të jenë të "pafrytshme"

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 19:49
Flamuri rus.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër pas valës së fundit të sanksioneve amerikane që kanë shënjestruar individë dhe subjekte ruse, duke i cilësuar të njëjtat tentime “të pafrytshme” për të kryer presion në këtë shtet.

“Ata në Uashington nuk mund të qetësohen dhe vazhdojnë të vendosin sanksione ndaj qytetarëve dhe organizatave”, është thënë në një deklaratë të ministrisë.

“Rezultatet do të jenë zero, si zakonisht” është thënë ndër të tjera në deklaratë, duke shtuar se sanksionet kundër Rusisë nuk do kenë sukses që të “ndryshojnë qasjen e pavarur në arenën ndërkombëtare”.

Ministria ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për “krijim të armiqëve në vendet ku ata nuk ekzistojnë, në vend që të luftojnë seriozisht kundër terrorizmit dhe kërcënimeve tjera aktuale”.

Deklarata përfundon me paralajmërimin se Rusia nuk do të harrojë se Uashingtoni ka vënë sanksionet e fundit më 12 qershor përkatësisht në Ditën e Rusisë, një festë shumë e madhe në këtë shtet.

Këto komente kanë ardhur pasi autoritetet amerikane kanë goditur tre rusë dhe pesë kompani me sanksione të reja, duke shënjestruar kompani të lidhura me kërkime kibernetike dhe të tjera që bashkëpunojnë ne agjencinë e sigurisë ruse, FSB.

Kjo masë e njoftuar nga Departamenti amerikan i Thesarit më 11 qershor është përpjekja e fundit e Uashingtonit që përmes kufizimeve financiare të shënjëstrojë rusët për shkelje të të drejtave të njeriut, konfliktin në lindje të Ukrainës dhe veprime tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test