Personeli i Croatia Airlines paralajmëron grevë

Evropë

Personeli i Croatia Airlines paralajmëron grevë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:58
Ilustrim

Pilotët, ekuipazhi i kabinës dhe aviomekanikët e kompanisë ajrore Croatia Airlines do të futen në grevë në fund të qershorit ose fillim të korrikut, transmetojnë mediat kroate.

"Administrata na ka ofruar një marrëveshje të vjetër kolektive deri në fund të vitit. Kur drejtuesi social merr një letër ndërmjetësimi, greva është e ligjshme dhe po përgatitemi për grevën që do të nisë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut ", njoftoi sindikata e pilotëve.

Mediat kroate përkujtojnë se stafi i kompanisë ajrore Croatia Airlines ka njoftuar tashmë një grevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat