Vulin i krahason protestuesit serbë me skenarin e Ukrainës - Bota Sot
Vulin i krahason protestuesit serbë me skenarin e Ukrainës

Evropë

E enjte, 16 gusht 2018

Vulin i krahason protestuesit serbë me skenarin e Ukrainës

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 09:57
Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se protestat në Serbi, që po zhvillohen kundër çmimeve të larta të karburanteve, paraqesin veprime të njëjta si ato që ndodhën në Ukrainë në vitin 2013.

“Për disa ditë askush s’do t’i mbajë në mend karburantet, do të keni kërkesa për dorëheqje të Qeverisë, Presidentit, askush nuk do ta kujtojë pse filloi”, u shpreh Vulin.

Ai ka thënë se policia serbe nuk do të krijojë kordonë dhe do të kujdeset për respektimin e ligjit, “por nuk do ta rrezikojë askënd në asnjë mënyrë sepse janë duke shfaqur durim dhe ndjeshmëri".

Fotografia e një vajze duke i dhënë lule vozitësit të kamionit-si fotografitë në Ukrainë, Rumani dhe Sllovaki- do të jetë simbol i protestës, sipas Vulinit.

“Ata përdorin saktësisht të njëjtat mënyra. Nuk mund të prisni që e njejta të ndodhë në Serbi, mirëpo të mos ketë pasoja sikur në Maidan (vala e protestave në Kiev), ku për pak sa nuk filloi luftë civile”, u shpreh ministri serb.

Bllokimi i rrugëve ka filluar të premten e kaluar në disa prej qyteteve më të mëdha serbe, për shkak të çmimit të lartë të karburantit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test