Shoferi 90-vjeçar humb kontrollin mbi veturën, 9 të lënduar

Evropë

Shoferi 90-vjeçar humb kontrollin mbi veturën, 9 të lënduar

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 20:29
Incidenti ndodhi kur shoferi 90-vjeçar humbi kontrollin mbi automobilin që drejtonte dhe goditi autobusin me 73 nxënës të moshës 13 dhe 15-vjeç.

Nëntë nxënës britanikë u plagosën si pasojë e përplasjes së një autobusi dhe automobili në afërsi të vendit Ferenbach në Gjermaninë jugperëndimore, njoftoi sot policia gjermane.

Shoferi i automobilit dhe autobusit kanë pësuar lëndime më të rënda, ndërsa nxënësit kanë marrë plagë më të lehta, transmeton AP.

Incidenti ndodhi kur shoferi 90-vjeçar humbi kontrollin mbi automobilin që drejtonte dhe goditi autobusin me 73 nxënës të moshës 13 dhe 15-vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat