Kupa e Botës: Parandalohet trafikimi i disa fëmijëve në Rusi - Bota Sot
Kupa e Botës: Parandalohet trafikimi i disa fëmijëve në Rusi

Evropë

E shtunë, 23 qershor 2018

Kupa e Botës: Parandalohet trafikimi i disa fëmijëve në Rusi

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:47
Moskë, Rusi

Autoritetet e Nigerisë thanë se kanë shpëtuar nëntë vajza dhe një djalë që po trafikoheshin në Rusi.

Pesë të dyshuar, përfshirë një polic dhe një oficer të karantinës, u arrestuan nën dyshimet se kanë lehtësuar udhëtimin e tyre.

Viktimat janë gjetur pak para se të hynin në bordin e një aeroplani nga Lagosi për në Moskë.

Ata kanë pasur karta si mbështetës të futbollit, në mënyrë që të dukeshin si tifozë që shkojnë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi.

Fëmijët, të cilët ishin të pashoqëruar, tani janë në një strehë për viktimat e trafikimit, që drejtohet nga Agjencia Kombëtare për Ndalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Shumë viktima të trafikimit nga Afrika në Evropë, vijnë nga Nigeria.

Sipas Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin, shumica e viktimave potenciale të trafikimit seksual që arrijnë në Itali përmes detit, janë nigerianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test