Salvini e quan fitore largimin e anijes me emigrantë drejt Spanjës

Evropë

Salvini e quan fitore largimin e anijes me emigrantë drejt Spanjës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:35
Ministri italian i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini

Ministri italian i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini, e konsideroi një fitore, pasi Spanja vendosi të presë një anije të ngarkuar me emigrantë të bllokuar në brigjet e Maltës dhe paralajmëroi anijet e tjera të OJQ-ve se rrezikojnë të kenë të njëjtin fat.

“FITORE”, ka shkruar ai në “Twitter” me germa të mëdha.

Pas dy ditësh krizë në Mesdhe, rreth fatit të 629 emigrantëve, të shpëtuar nga “Aquarius”, anije e përdorur nga një OJQ franceze në brigjet e Libisë, qeveria socialiste spanjolle e Pedro Sanchez është shprehur e gatshme të presë “Aquarius” në Valencia.

Italia pretendon se është lënë e vetme në menaxhimin e krizës emigratore pa ndihmë nga partnerët e saj në Evropë dhe Salvini është gëzuar gjithashtu që ka hapur një front në Evropë për këtë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat