Merkel: Mesazhet e Trump në Twitter janë dëshpëruese

Evropë

Merkel: Mesazhet e Trump në Twitter janë dëshpëruese

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 23:27
"Është kohë e vështirë dhe zhgënjyese, por ky nuk është fundi për G7”, tha Merkel

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr mbështetjen nga deklarata e përbashkët nga samiti i liderëve të G7 është disi i dëshpëruar, tha sonte kancelarja gjermane Angela Merkel.

"Është kohë e vështirë dhe zhgënjyese, por ky nuk është fundi për G7”, tha Merkel në një intervistë për televizionin gjerman ARD.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass tha më herët sot se Trump "shkatërroi" një pjesë të madhe të besimit midis SHBA dhe Evropës duke tërhequr mbështetjen ndaj deklaratës së përbashkët të samitit G7 përmes mesazheve në Twitter.

Trump në dy “cicërima” pas përfundimit të samitit në Quebec ka deklaruar se ai nuk e mbështet deklaratën e përbashkët.

Presidenti i SHBA është ka justifikuar këtë me "deklarata të rreme" të kryeministrit kanadez Justin Trudo, nikoqir i samitit të G7, i cili tha se të gjithë liderët e G7 ranë dakord mbi përmbajtjen dhe formulimin e deklaratave të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat