Momenti kur një nxënës theret me thikë, shoqja e tij i del në mbrojtje, sulmon banditët - Bota Sot
Momenti kur një nxënës theret me thikë, shoqja e tij i del në mbrojtje, sulmon banditët

Evropë

E diel, 19 gusht 2018

Momenti kur një nxënës theret me thikë, shoqja e tij i del në mbrojtje, sulmon banditët

Nga: A.M. Më: 9 qershor 2018 Në ora: 19:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tabloidi britanik “The Sun”  ka publikuar momentin kur një nxënës është përleshur më banditë në Londër.

16-vjeçari u qëllua me thikë gjatë një rrahjeje në mes të një rruge periferike në Streatham, në jug të Londrës.

Siç shihet edhe në video  djaloshi është I veshur më uniformën e shkollës, djali mund të shihet duke luftuar me një person tjetër dhe që duket të jetë një njeri më i moshuar se ai, ndërsa një shoqe e tij e cila bënë një veprim të nxënëse të guximshme, përpiqen të ndërhyj ndërmjet tyre, përcjellë “Bota sot”.

16-vjeçari u dërgua në spital me lëndime , por sipas njoftimi të policës nxënësi nuk është më në gjendje kritike, shkruan "The sun".

Ai po merr trajtim në një qendër të traumave të mëdha, sipas Shërbimit të Ambulancës në Londër.

Ndërsa, raportohet se dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç, dhe një 58 vjeçar, janë arrestuar me dyshimin për vrasje në tentativë. 18-vjeçari është arrestuar gjithashtu me dyshimin për shkelje të armëve të zjarrit.

Këtu mund të klikoni të shikoni videon e sulmit.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test