Rusia mund ta okupojë Ukrainën për disa ditë

Evropë

Rusia mund ta okupojë Ukrainën për disa ditë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 13:39
Anders Fog Rasmusen

Ish-zyrtarë të NATO-s kanë paralajmëruar se në rast konflikti ushtarak, Rusia do të okupojë Ukrainën për vetëm disa ditë.

Anders Fog Rasmusen, ish-shef i NATO-s tha për gazetën gjermane Welt se nëse rusët dëshirojnë, trupat e tyre ushtarake mund ta pushtojnë gjithë vendin për brenda pak ditësh pavarësisht ngritjes së potencialit ushtarak të Ukrainës.

Rasmusen, i cili është këshilltar i presidentit të Ukrainës, shprehet se vendet anëtare të NATO-s janë padyshim të përgatitura ndaj “sulmeve të fuqishme të tankeve ruse”, por mënyra më e mirë për ruajtjen e paqes është kufizimi i një kundërshtarit potencial.

Njëherësh, ai tha se Rusia mund t’i bashkëngjitet Aleancës Veri-atlantike nën cilido moment, me kusht të përmbushjes së kritereve të domosdoshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat