Kryeministri i ri i Spanjës, ka punuar në Kosovë

Evropë

Kryeministri i ri i Spanjës, ka punuar në Kosovë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 17:09
Pedro Sanchez

Pedro Sanchez është Kryeministër i ri i Spanjës.

Pedro Sanchez është Kryeministër i ri i Spanjës. Ai është bashkëpartiak i Javier Solanës po ashtu socialist spanjoll, më vonë i katapultuar në politikën europiane dhe botërore si Sekretar i NATO’s gjatë bombardimeve ndaj caqeve serbe në vitin 1999 dhe më vonë përfaqësues I lartë I BE’së.

Sanchez vjen në këtë pozitë pasi Parlamenti Spanjoll e ka rrëzuar sot qeverinë e Mariano Rajoy me një mocion mos besimi me mbështetjen e 180 deputetëe. Sipas një portal spanjoll ëëë.nuevatribuna.es Sanchez, me një karrierë ndërkombëtare, në institucione të ndryshme ndërkombetare, ka punuar edhe në Kosovë.

“Pedro Sanchez ka punuar një kohë të gjatë në Bruksel si konsulent i Grupit Socialist brenda Parlamentit Evropian. Ai po ashtu ka punuar në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë ( UNMIK)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat