Vrasja e rreme në Ukrainë, arrestohet porositësi

Evropë

Vrasja e rreme në Ukrainë, arrestohet porositësi

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 08:49
Borys Herman

Një gjykatë në Ukrainë vendosi masën e arrestit me burg për një biznesmen që dyshohet se komplotoi për vrasjen e një gazetari disident rus.

Borys Herman akuzohet se pagoi 15 000 dollarë për të vrarë Arkady Babchenkon në Kiev. Por ai thotë se nuk ka dashur të vrasë askënd dhe thjesht bashkëpunoi me shërbimet e sigurisë ukrainase SBU. Këto të fundit inskenuan vrasjen e gazetarit me pretendimet se shmangën një komplot rus.

Por pasi u zbulua se ishte ende gjallë, Babchenko tregoi se u përdor gjak derri dhe një grimiere për të krijuar skenën e vrasjes së rreme. Sipas Babchenkos, pasi doli lajmi se ai vdiq, biznesmeni Herman i pagoi 15 000 dollarë vrasësit. Por sipas SBU, vrasësi ishte një agjent i saj i infiltruar që më pas shërbeu për të arrestuar biznesmenin.

Ukraina është kritikuar ashpër për inskenim që krijoi dhe kritikët thonë se kjo lëvizje i ka dhënë Rusisë avantazh moral. Vetë Moska e përshkroi operacionin ukrainas si një akt provokimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat