Rekord në Francë, mbi 100 mijë euro për një shishe verë

Evropë

Rekord në Francë, mbi 100 mijë euro për një shishe verë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:20
Francë

Një shishe verë e vitit 1774 është shitur në ankand në Francën lindore, për një shifër rekord prej 103.700 euro. Shishja Vin Jaune (verë e verdhë) vjen nga rajoni lindor jura dhe është bërë me rrush të mbledhur gjatë sundimit të mbretit Luigj i XVI.

Në të njëjtin ankand, një tjetër shishe nga e njëjta vreshtë, u shit për 76250 euro dhe një shishe e tretë për 73200 euro. Të treja shishet e Vin Jaune, ishin bërë nga duart e Anatoile Vercel.

Ato ishin në pronësinë e pasardhësve të tij në Arbois, zemrën verë-prodhuese të rajonit Jura dhe besohet se janë mes verërave më të vjetra që ekzistojnë në botë. Blerësit ishin kanadezë dhe amerikanë, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

Rekordi i deri tanishëm i përkiste vitit 2011, kur një shishe verë u shit për 57 mijë euro. Në 1994, një grup ekspertësh, kishin shijuar një shishe nga e njëjta verë dhe i kishin dhënë asaj 9.4 nga 10 pikët e mundshme. Sipas tyre ajo kishte edhe shije lajthish, vaniljeje dhe frutash të thata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat