Belgjikë, helmohen nga salmonella 118 nxënës

Evropë

Belgjikë, helmohen nga salmonella 118 nxënës

Më: 26 maj 2018 Në ora: 17:05

Rreth 118 nxënës nga 37 shkolla në zonën flamane të Belgjikës, janë infektuar me bakterien salmonella

Agjencia Federale për Sigurinë e Ushqimit (AFSCA) thotë se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë për shpërndarjen e ushqimit.

Ata konfirmuan se lazanja të cilën e kanë ngrënë fëmijët, ishin të infektuara me salmonellë. Pronari i kompanisë Herve Vervaeck deklaroi se kompania punon që nga viti 1974 dhe se për herë të parë përballen me një situatë të tillë.

“Jemi të vetëdijshëm së ky është një rast i madh. Shpresoj se problemi do të zgjidhet në afatin më të shpejtë kohor. U kërkojmë ndjesë familjeve dhe fëmijëve”, thuhet në deklaratë .

Kompania ka shpërndarë ushqime për fëmijët në 120 shkolla, prej të cilave 30 janë parashkollore.

Kryesisht njerëzit e infektuar me salmonellë kanë diarre, ethe dhe dhimbje stomak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat