Irlanda voton në referendum për ligjet e abortit

Evropë

Irlanda voton në referendum për ligjet e abortit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 10:41
Dublin - foto arkivi

Në Irlandë mbahet sot referendumi për ligjet e abortit.

Votimi do të vendosë nëse do të shfuqizohet një pjesë e Kushtetutës, e njohur si Amendamenti i Tetë, e cila ndalon përfundimin e shtatzënisë.

Aktualisht, aborti lejohet vetëm kur jeta e një gruaje është në rrezik, por jo në raste të përdhunimit, incestit ose abnormalitetit fatal të fetusit.

Votimet u hapën në orën 7:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 22:00.

Amendamenti i Tetë është përfshirë në Kushtetutë pas një referendumi në vitin 1983 dhe ai e njeh "të drejtën për jetë të të palindurit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat