Aksion i madh policor serb, 67 të arrestuar

Evropë

Aksion i madh policor serb, 67 të arrestuar

Më: 24 maj 2018 Në ora: 16:32
Ilustrim

Policia e Serbisë gjatë një aksioni të planifikuar ka arrestuar 67 persona, ndërsa ndaj 129 personave tjerë është ngritur akuzë për vepër penale, derisa tetë persona janë prangosur me kërkesë të mëhershme.

Në aksionet e zhvilluara në Beograd dhe Suboticë janë konfiskuar gjithsej 83,1 kilogramë drogë, prej të cilave  82,8 kilogramë marihuanë, rreth 28,6 gramë heroinë, 79,5 gramë kokainë, 116,4 gramë amfetamina, 179 tableta ekstazi.

Po ashtu në territorin e Beogradit dhe Somborit janë zbuluar edhe dy laborator për rritjen e marihuanës në kushte artificiale.

Policia ka konfiskuar edhe një sasi armësh dhe municion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat