Paddy Ashdown paralajmëron konflikt në Ballkan nëse Serbia anëtarësohet në BE - Bota Sot
Paddy Ashdown paralajmëron konflikt në Ballkan nëse Serbia anëtarësohet në BE

Evropë

E martë, 19 qershor 2018

Paddy Ashdown paralajmëron konflikt në Ballkan nëse Serbia anëtarësohet në BE

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:28
Paddy Ashdown

Ish-Përfaqësuesi i Lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare për Bosnje dhe Hercegovinë, Paddy Ashdown ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se po të rritet rreziku për konflikt në Ballkan.

Sipas tij, nëse Bashkimi Evropian lejon Serbinë të anëtarësohet në BE, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina mbetet e izoluar plotësisht atëherë  BE do të futet në konflikt.

“Unë nuk mendoj se Bosnja do të kthehet në luftë, por nëse myslimanët mbetën të izoluar në Bosnjën qendrore me Erdoganin në njërën anë dhe me Rusinë në anën tjetër, nuk mbetet zgjidhje tjetër nga kjo përpos konfliktit’’, ka thënë Ashdown për BBC.

Ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje-Hercegovinë ka thënë se Brukseli mund të shmangte një konflikt të ri duke ndaluar përkohësisht serbët të përdorin një pasaportë të dyfishtë për udhëtim në BE derisa Bosnja t’i përmbushë kërkesat e nevojshme për pranim.

Ai ka shtuar se Serbia mbetet një ndër vendet e para favorite për anëtarësim në BE. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test