Ministri malazez: Nuk do të ndërtohen baza të NATO-s

Evropë

Ministri malazez: Nuk do të ndërtohen baza të NATO-s

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:14
Predrag Boshkoviq

Ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq deklaroi se në vendin e tij nuk do të ndërtoheshin baza ushtarake të NATO-s, pasi nuk ishin të nevojshme.

”Poligoni ushtarak, që do të ndërtohet në malin Sinjajevina, do të shërbeje si nevojë e forcave të armatosura, por në asnjë rast nuk do të jetë bazë e NATO-s”, deklaroi ai.

Sipas tij, ky poligon nuk paraqet asnjë rrezik për ambientin, florën dhe faunën.

Mali i Zi u anëtarësua në NATO një vit më parë, me gjithë kundërshtimet e forta të Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat