Itali, treni përplaset me kamionin; dy të vdekur e 18 të plagosur

Evropë

Itali, treni përplaset me kamionin; dy të vdekur e 18 të plagosur

Më: 24 maj 2018 Në ora: 09:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është dy të vdekur dhe 18 të plagosur bilanci i një incidenti të rëndë të ndodhur të mëkurën në mbrëmje në linjën hekurudhore Torino-Ivrea.

Treni rajonal 10027, ka përplasur një kamion transporti, i cili kishte ndaluar mbi binarë në lartësinë e kalimit.

Përplasja, e cila ka qenë shumë e fuqishme, ka shkaktuar dëmtimin e disa vagonëve. Viktimat janë makinisti dhe drejtuesi i automjetit.

Menjëherë është aktivizuar sinjali i gjendjes së emergjencës dhe në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, karabinierët dhe ekipet e Kryqit të Kuq. Një nga të plagosurit, i cili u nxorr me vështirësi nga rrënojat, ka ndërruar jetë në spital. Një nga vagonët thuajse ka dalë ng shinat dhe ka rënë mbi një shtëpi.

Viktimat janë Roberto Madau, makinisti 61-vjeçar i trenit dhe Stefan Aureliana, rumun, 64 vjeç, i cili drejtonte kamionin. Në gjendje të stabilizuar janë për momentin pasagjerët e plagosur, 18 nga 31 personat që ndodheshin në tren. Më rëndë është një grua, një nga punonjëset e trenit, e cila ndodhet mes jetës dhe vdekjes. Ajo ndodhet në koma farmakologjike dhe ka qëndruar për më shumë se një orë mbi rrënoja para se ekipet e ndihmës së shpejtë ta nxirrnin prej andej.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat