Giuseppe Conte emërohet kryeministër i Italisë - Bota Sot
Giuseppe Conte emërohet kryeministër i Italisë

Evropë

E mërkurë, 22 gusht 2018

Giuseppe Conte emërohet kryeministër i Italisë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 23:07
Giuseppe Conte

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ngarkoi sot Giuseppe Conte, një jurist i propozuar nga lëvizja antisistem dhe ekstremi i djathtë, për të krijuar qeverinë e ardhshme.
“Presidenti i republikës, Sergio Mattarella, priti këtë pasdite profesorin Giuseppe Conte, të cilit i dha mandatin për të krijuar qeverinë”, deklaroi për median sekretari i përgjithshëm i presidencës, Ugo Zampetti.

Italia është pa qeveri që nga zgjedhjet e mbajtura më 4 mars, pasi që asnjë grup politik nuk ka arritur të formojë shumicën.

Conte tani do të përpilojë një listë ministrash, të cilën duhet ta aprovojë presidenti, para se qeveria e re të mund të bëjë betimin.

Kabineti më pas do të përballet me një votim besimi në Parlament.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test