Këto profesione janë më të kërkuarat në Zvicër

Evropë

Këto profesione janë më të kërkuarat në Zvicër

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:49
Ilustrim

Një studim i ri ka nxjerrë në pah vendet e punës të cilat firmat zvicerane kanë më së shumti vështirësi t’i sigurojnë.

Digjitalizimi në rritje dhe forca punëtore në moshë të shtyer ka bërë që Zvicra të ketë mundësi që të përballet me deficit në treg për rreth gjysmë milioni punëtorë deri në vitin 2030.

Ky deficit është vërejtur nga kompanitë zvicerane, sidomos për sektorët që kërkojnë më shumë aftësi. Kështu tregon raporti i ri agjencisë së rekrutimit Adecco dhe Universitetit të Zurichut.

Në tre mujorin e parë të këtij viti, më së shumti punëtorë në Zvicër janë kërkuar në sektorët e më poshtë, përcjell KoosvaPress.

1)    Auditorë, këshilltarë për taksa apo politika të trustit

2)    Inxhinierë

3)    Mjekë, infermierë dhe farmacistë

4)    Pozita për IT

5)    Pozita juridike

6)    Mësimdhënie dhe edukim

7)    Menaxhment dhe shërbime publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat