Turqi, 104 persona dënohen me burg të përjetshëm

Evropë

Turqi, 104 persona dënohen me burg të përjetshëm

Më: 21 maj 2018 Në ora: 16:42
Ilustrim

Një gjykatë turke në Izmir dënoi 104 persona me burg të përjetshëm, për shkak të pjesëmarrjes në grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016, shkruajnë mediat turke.

Gjykata dënoi edhe 21 persona me nga 20 vjet burg për shkak të fyerjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe 31 persona me 10.5 vjet burg për anëtarësim në organizatën terroriste FETO.

Qeveria turke për grusht-shtetin e dështuar akuzon imamin Fetulah Gulen, i cili jeton në SHBA. Ai ka hedhur poshtë akuzat e Ankarasë zyrtare dhe ka dënuar grusht-shtetin e dështuar.

Ndryshe, që nga tentimi për puç në Turqi janë arrestuar  160.000 persona dhe nga puna janë larguar po aq njerëz. 

Mbi 50.000 prej tyre formalisht janë akuzuar dhe presin gjykimin në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat