Aksidentohet autobusi, një i vdekur dhe 16 të plagosur

Evropë

Aksidentohet autobusi, një i vdekur dhe 16 të plagosur

Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Të paktën një person e ka humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentimit të një autobusi me pasagjerë në qytetin perëndimor të Turqisë, Kutahya, raporton Anadolu Agency.

Sipas informacioneve të marra, autobusi me pasagjerë ka rënë në humnerë në autostradën Kutahya-Eskisehir.

Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i autoambulancave. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat