Cipras dhe Pence diskutojnë zhvillimet në Ballkan - Bota Sot
Cipras dhe Pence diskutojnë zhvillimet në Ballkan

Evropë

E martë, 21 gusht 2018

Cipras dhe Pence diskutojnë zhvillimet në Ballkan

Më: 21 maj 2018 Në ora: 09:35
Cipras dhe Pence

Zhvillimet e fundit në Ballkan dhe negociatat për emrin e Maqedonisë ishin temat kryesore të një bisede telefonike mes kryeministrit grek, Aleksis Cipras dhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.

Sipas burimeve qeveritare, Cipras i bëri të njohur zyrtarit të lartë amerikan qëndrimet e qeverisë greke për tremat e sipërcituara.

Ndërkohë, Pence përshëndeti përpjekjet e Athinës për gjetjen e një zgjidhjeje për emrin e Maqedonisë si edhe rolin e saj për të ardhmen e rajonit.

Ai theksoi se në përpjekjet për gjetjen e një emri duhej të merrej parasysh edhe faktori kohë.

Pence tha se mbështeste propozimet e ndërmjetësuesit special të OKB-së, Matthew Nimetz për çështjen e emrit të Maqedonisë./ATSH

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test