Salvini: Arrihet marrëveshja për qeverinë italiane

Evropë

Salvini: Arrihet marrëveshja për qeverinë italiane

Më: 20 maj 2018 Në ora: 19:29
Mateo Salvini

Udhëheqësi i Ligës italiane kundër imigracionit, Mateo Salvini, tha sot se Lëvizja "Pesë Yje" arriti një marrëveshje mbi formimin e qeverisë së re, duke hedhur poshtë paralajmërimin e ministrit francez të Ekonomisë, se qeveria e re në Romë mund të rrezikojë stabilitetin e eurozonës.

Salvini u tha gazetarëve se me udhëheqësin e Lëvizjes "Pesë Yje", Luigi Di Majo u pajtua në lidhje me  kandidatët për kryeministër dhe postet ministrore, transmeton Bloomberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat