Lufta tridhjetë vjeçare: Një mizori që karakterizoi Gjermaninë - Bota Sot
Lufta tridhjetë vjeçare: Një mizori që karakterizoi Gjermaninë

Evropë

E hënë, 20 gusht 2018

Lufta tridhjetë vjeçare: Një mizori që karakterizoi Gjermaninë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 10:58
Imazhe nga beteja në Luetzen më 16 nëntor 1632

Para 400 vjetësh nisi lufta 30 vjeçare - një luftë për fe dhe pushtet që e zhyti në kaos Europën Qendrore. Marrëveshja e paqes e vitit 1648 mund të shërbejë edhe sot si model për zgjidhjen e konflikteve aktuale.

Aristokracia protestante më 23 maj 1618 sulmoi kështjellën e Pragës. Ajo këkronte lirinë e besimit nga pushtetmbajtësit e perandorit katolik të Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman. Kjo për arsyen, se perandori Mathias i pati kufizuar të drejtat e protestantëve. Pas një beteje verbale aristokratët nga Bohemia, Çekia e sotme, i hodhën nga dritarja perandorakët. Fati e deshi që burrat t'i mbijetojnë rrëzimit. Këtë akt kryengritjeje, që hyri në histori si rrëzimi i Pragës nga dritarja, perandori habsburgas Matthias e vlerësoi si shpallje të luftës. Ai deshi ta mbysë me dhunë qysh në filiz rebelimin protestant. Kësisoj nisi lufta tridhjetë vjeëare, që rënoi pothuajse të gjithë Europën Qendrore. Për Gjermaninë ajo u thye në një traumë. "Kjo luftë padyshim ka lënë shumë më tepër gjurmë të thella në Gjermani se luftrat e mëvonshme - ndoshta me përjashtim të dy luftrave në shekullin e njëzet", gjykon politologu Herfried Münkler nga Universiteti Humboldt i Berlinit në bisedë për radion Deutschlandfunk.

Instrumentalizim i fesë

Një përzierje eksplozive shkaqesh bëri, që konflikti në Bohemi të përshkallëzohet në një betejë të pakontrollueshme. Ndërsa një valë e gjatë të ftohti të vazhdueshëm shkatërroi të korrat, në popull po përhapej prej supersticiozitetit një frymë apokalipsi. Çështjet e besimit fetar shkaktonin grindje shtesë: rreth njëqind vjet pas fillimit të reformacionit dhe ndarjes së kishës protestatët dhe katolikët u përballën në rivalitet të fortë.

Edhe më shumë vështirësohej situata prej interesave laike. "Feja u instrumentalizua për interesa politike", thotë për DW Elisabeth von Hammerstein nga fondacioni hamburgas Körber. "Bëhej fjalë po aq edhe për faktorë të politikës për pushtet", shpjegon politilogia. Perandori dhe disa nga princat përpiqeshin të jepnin tonin përcaktues në perandori. Këtyre u shtohen edhe forcat nga jashtë. "Francezët, habsburgasit, suedezët si dhe anglezët e madje edhe osmanët e konsideronin rajonin mjaft relevant për sigurinë e tyre dhe luftonin për dominancë ose për të penguar influencën e fuqive të tjera." Religjoni ishte si benzina, thekson von Hammersten, "që u hodh për këtë qëllim në zjarr".

Përmasat e reja të tmerrit

Historianët dhe politologët shohin paralele në konfliktet aktuale, si ai në Siri. Fillimisht në këtë vend arab kishim të bënim me një kryengritje të forcave sunite kundër familjes sunduese alevite të Baschar al-Assadit. Por shpejt ajo u shndërrua në një luftë interesash nga jashtë", thotë von Hammerstein. Në Siri janë Irani, Arabia Saudite, Turqia dhe Rusia, e po ashtu edhe SHBA-ja, që ndjekin interesat e veta dhe e bëjnë edhe më të ndërlikuar situatën."

Edhe lufta tridhjetë vjeëare arriti një dimension të ri, kur shtetet e tjera ndërhynë ushtarakisht. Ushtri të tëra të shfrenuara dhe mercenarë të etur për plaëkë vërshuan përmes vendit. Ato bënë shkrumb e hi qytete e fshatra të tëra, masakruan banorët, përdhunuan gratë. Madje edhe fëmijët ranë viktimë. Shumë njerëz vdiqën urie ose prej epidemive si kolera, që përhapej prej ushtrive, kësisoj dhjetra mijëra njerëz morën arratinë.

Frika për mbijetesë u bë shoqëruesja e përhershme e njerëzve në atë kohë. Për ta secila ditë ishte si një udhëtim i rrezikshëm drejt së panjohurës. Mjerimi dhe urrejtja formësuan një gjeneratë të tërë të traumatizuar, që nuk njihte asgjë tjetër përveë jetës në luftë. Numri i të vdekurve në luftën tridhjetë vjeëare luhatet në studimet e bëra rreth tre deri në nëntë milionë, në raport me një popullsi asokohe prej 15 deri në 20 milionë. Në këtë relacion numri i viktimave është më i lartë se në Luftën e Dytë Botërore. Vetëm pak zona të vendit nuk u prekën: rendi shtetëror u shkatërrua. Ndërkohë që vende të tjera po prosperonin, Gjermania vuante asokohe humbjen dhe depresionin.

"Në aspektin social-ekonomik kjo luftë e ktheu Gjermaninë dekada pas", thotë politologu Herfried Münkler. Një luftë, në të cilën humb jetën pothuajse një e treta e popullsisë, "është si një damkë në vetëdijen e njerëzve." Përvoja e të qenit si një lodër në duart e fuqive të huaja dhe fushëbeteja e ekzekutimit të konflikteve të tyre, e ka karakterizuar Gjermaninë. Madje ekspertë si Münkler janë të bindur, që kjo traumë ka ndihmuar që Rajhu gjerman dhe diktatura nazaiste të argumentojnë me të luftrat e tyre sulmuese në Luftën e Parë e të Dytë Botërore.

Image
Betimi për marrëveshjen e paqes në Mynster, 15 maj 1648

Zgjidhja paqësore pas pesë vjet negociatash

Në luftën tridhjetë vjeëare në mesin e dekadës së tretë të betejave palët e konfliktit janë të raskapitura ose pjesërisht të kënaqura me sferat e tyre të influencës. Pesë vjet në Mynsterin katolik dhe në Osnabrückun protestant ato kërkojnë një zgjidhje paqësore. Për herë të parë shtetet e Europës merren me kontinentin në tërësi dhe duan që të marrin bashkarisht përgjegjësinë për të. Më 24 tetor 1648 palët e luftës nënshkruajnë në Mynster marrëveshjen e paqes, që konsiderohet si një arritje mjeshtërore diplomatike, sepse me të u arritën kompromise të shumta si p.sh. lidhur me lirinë e besimit.

Protestantët dhe katolikët bien dakord, që "grindjet fetare nuk mund të sqarohen në aspektin teologjik, por duhen kërkuar zgjidhje pragmatike, larg diskutimit, se kush ka të drejtë", thotë von Hammerstein. Ndër të tjera marrëveshja e paqes përcakton barazinë e orientimeve fetare të krishtera. "Me këtë u krijua baza për një bashkëjetesë paqësore mes konfesioneve, gjë që pas shumë dekadash dhune e lufte dukej si e pamundur." Ruajtjen e paqes e siguron një sistem garancish. Nëse p.sh. njëra palë shkel marrëveshjen, atëherë nënshkruesit e tjerë kanë të drejtë të ndërhyjnë, për të rivendosur status quo-në.

Gjithashtu sovraniteti i perandorit u kufizua dhe princërve iu dha më shumë pushtet. Me këtë Perandoria mori drejtimin e një lidhjeje të ëlirët shtetesh. Ndërsa në vendet si Franca u forcua pushteti qendror, në Gjermani ndodhi e kundërta. Rritja e pushtetit të princërve në principata është edhe sot si një nga gurët themeltarë të rendit federal, ku në lande kryeministrat me xhelozi ruajnë të drejtat, që u takojnë landeve federale.

Frymëzim për përpjekjet e sotme për paqen

Paqja e Vestfalisë shpesh citohet si shembull për zgjidhjen e konflikteve të tjera. Një model edhe për Lindjen e Mesmeë Në kongresin e historianëve gjermanë më 2016 ish-ministri i Jashtëm, sot president i Gjermanisë,  Frank-Walter Steinmeier, u shpreh, se Ministria e Jashtme "i ka shqyrtuar instrumentet e Paqes së Vestfalisë, nëse ato mund të jenë relevante në përpjekjet aktuale për paqen."  Ai theksoi rolin e rëndësishëm të garancive ndërkombëtare dhe bëri thirrje për një "proces pa tabu të peshimit" (të këtij modeli). Një intelektual arab i ka thënë atij, se: "Ne kemi nevojë për një Paqe Vestfalie në rajonin tonë."

Edhe politologia von Hammerstein e konsideron Paqen e Vestfalisë si një burim frymëzimi. "Ka shumë nisma, ide dhe zgjidhje krijuese, që skicojnë paqen." Sidoqoftë Paqja e Vestfalisë ka dëshmuar, se edhe një luftë fetare  dhe për interesa pushteti e ngarkuar ekstremisht në mënyrë emocionale mund të zgjidhet paqësisht."/dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test