Vizita e Merkel në Rusi, Putin e pret me një buqetë lulesh

Evropë

Vizita e Merkel në Rusi, Putin e pret me një buqetë lulesh

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:22
Putin dhe Merkel

Presidenti rus duket se ishte në një disponim të mirë të premten, ndërsa priste kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, ai përshëndeti Angela Merkel në verandën e banesës së tij në Soçi me një buqetë të madhe lulesh.

Videoja e takimit tregon udhëheqësin rus në përshëndetjen e delegacionit gjerman në krye të shkallëve që çojnë në hyrjen e banesës.

Ai i shtrëngon dorën Angela Merkelit para se t’i dhuronte asaj një tufë lulesh të bardha dhe rozë, para se ta ftonte brenda. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat