May: Kur Kosova dhe Ballkani janë të sigurta, e gjithë Evropa është e tillë - Bota Sot
May: Kur Kosova dhe Ballkani janë të sigurta, e gjithë Evropa është e tillë

Aktuale

E enjte, 24 maj 2018

May: Kur Kosova dhe Ballkani janë të sigurta, e gjithë Evropa është e tillë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 20:46
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka marrë sot pjesë në Samitin e BE-së më vendet e Ballkanit Përendimor.

Gjatë qëndrimit të saj në Sofje ajo shprehu edhe njëherë përkushtimin e Britanisë së Madhe karshi rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ajo shtoi se “historia është tregues se kur shtetet e Ballkanit Perëndimor janë stabile dhe të sigurta, e tërë Evropa është e tillë”.

Duke folur për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, May nënvizoi se e kaluara ka qenë e vështirë për shtetet e këtij regjioni, e edhe gjatë ditëve të sotme këto vende përballen me probleme të cilat rrezikojnë progresin.

“Pa dyshim që e kaluara ka qenë e vështirë për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë të cilat ende përballen me rreziqe të progresit të tyre”, deklaroi May.

Ajo foli edhe për samitin e rradhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet në Londër në muajin korrik, për të cilin tha se do të adresojë problemet e korrupsionit, krimit të organizuar dhe stabilitetit ekonomik.

May po ashtu tha se Samiti i Londrës do të tentojë që të rrisë bashkëpunimin poliotike mes vendeve të rajonit, si dhe mes atyre shteteve të dala nga konflikti i viteve të 90-ta.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test