‘Plaçkitja e shekullit’ merr epilog të papritur - Bota Sot
‘Plaçkitja e shekullit’ merr epilog të papritur

Evropë

E martë, 22 maj 2018

‘Plaçkitja e shekullit’ merr epilog të papritur

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:12
Belgjikë

Një gjykatë belge ka urdhëruar lirimin e të gjithë të akuzuarve për ‘plaçkitjen e shekullit’ – vjedhjen sensacionale të diamanteve, arit dhe diamanteve në vitin 2013.

Plaçkitja kishte ndodhur në aeroportin ndërkombëtar në Bruksel, transmeton agjencia belge e lajmeve Belga.

Gjithsej 19 persona, 16 meshkuj dhe tri femra ishin ndjekur penalisht për shkak të vjedhjes së diamanteve në vlerë prej 37 milionë eurosh në shkurt të vitit 2013.

Në vendimin e gjykatës belge konfirmohet se “gjetjet nuk janë precize dhe në pajtim për të konfirmuar fajin e të akuzuarve”.

Plaçkitësit kishin marrë 121 pako me diamante, ari dhe gurë tjerë të çmuar në vlerë të përgjithshme 37,9 milionë euro. Deri më tash është gjetur vetëm një pjesë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test