HRW kërkon nga Merkel që me Putinin të flasë edhe për të drejtat e njeriut - Bota Sot
HRW kërkon nga Merkel që me Putinin të flasë edhe për të drejtat e njeriut

Evropë

E enjte, 24 maj 2018

HRW kërkon nga Merkel që me Putinin të flasë edhe për të drejtat e njeriut

Më: 16 maj 2018 Në ora: 20:08
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Organizata Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje kancelares gjermane, Angela Merkel që gjatë takimit të saj këtë javë me presidentin rus, Vladimir Putin të kërkojë lirimin e aktivistit për të drejtat e njeriut, Oyub Tityev dhe të ngrisë “çështjet kyçe për të drejtat e njeriut”.

Kancelarja Merkel do të qëndrojë në Soçi më 18 maj, ku me Putinin pritet që të diskutojë për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe konfliktet në Siri dhe Ukrainë.

Por, HRW i ka bërë thirrje Merkelit që në këtë takim të flasë edhe për aktivistët e burgosur, përfshirë këtu Titiyev, i cili është shef i organizatës për të drejtat e njeriut Memorial, me seli në Grozni të Çeçenisë.

“Zëri i Merkelit kurrë nuk ka qenë më i nevojshëm se tani”, ka thënë Wenzel Michalski, drejtor në Gjermani i organizatës për të drejtat e njeriut.

“Ajo mund ta përdorë zërin e saj për të liruar Tittiyevin dhe për ta bërë të qartë se niveli i ri i shtypjes nga Rusia nuk do të pranohet kurrë”, ka thënë tutje ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test