Partia e Erdoganit kërkon leje për miting në Sarajevë

Evropë

Partia e Erdoganit kërkon leje për miting në Sarajevë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:16
Rexhep Taip Erdogan

Drejtoria e dytë policore e kantonit të Sarajevës mori një kërkesë me shkrim për mbajtjen e një takimi publik të organizuar nga Bashkimi i demokratëve evropianë turq më 20 maj në Zetra Hall, ku pritet ardhja e 10.000 deri 15.000 mbështetësve të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

"Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës urdhëroi organizatorin të marrë masa në kuadrin e Ligjit për Kuvendin Publik, dhe kjo nënkupton hartimin e një plani për sigurimin e një takimi publik dhe sigurim fizik", thanë zyrtarë policorë për portalin Klix.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat