Putin “pushton” Krimenë me kamion

Evropë

Putin “pushton” Krimenë me kamion

Më: 15 maj 2018 Në ora: 21:21
Vladimir Putin ka kaluar urën e re që lidh Rusinë me Krimenë duke drejtuar një kamion, duke inauguruar kështu edhe rrugën e re që lidh dy vendet.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kaluar urën e re që lidh Rusinë me Krimenë duke drejtuar një kamion, duke inauguruar kështu edhe rrugën e re që lidh dy vendet.

E gjatë 19 kilometra, ura synon të zvogëlojë izolimin e Krimesë nga pjesa tjetër e Rusisë.

Nuk kanë qenë të pakta reagimet kundër ndërtimit të kësaj ure. I pari që ka reaguar ka qenë ministri ukrainas Volodymyr Groysman, i cili ka dënuar ndërtimin e urës, duke theksuar se kjo është bërë në shkelje të të drejtave ndërkombëtare.

“Rusia e ka ndërtuar urën e Kerc, për gadishullin e Krimesë pa miratimin e Ukrainës”, ka deklaruar një zëdhënës i BE, duke shtuar se “Ky është një dhunim tjetër i sovranitetit e integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat